بِسۡمِ ٱللهِ ٱلرَّحۡمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Historia dhe origjina e hixhames

 

Tradicionalisht, ose hixhama  eshte praktikuar ne te gjitha kulturat ne nje forme ose ne nje tjeter.

Ne Britani praktika e hixhames daton shume heret qe me themelimin e revistes mjeksore “the Lancet” qe iu dha ky emer pas aplikimit te hixhames ne kte vend.

Nje lancet do te thote nje pjese instrumentale e kirurgjise e cila perdoret per te cliruar sasine e tepert te gjakut te mbledhur gjat operacionit ose pas tij si p.sh prerjes se lehte te venave per te cliruar vendin nga grumbullimi I gjakut.

Emri arabik per cupping eshte Al-hixhamah qe do te thote rduktimin ne permasa p.sh kthimin e trupit ne gjendjen e tij natyrale.

Praktika e hixhames ka qene pjese e kultures se Lindjes se Mesme per mijera vite.

Ndersa ne Perendim starton si metode me ardhjen e kultures se Egjyptianeve te lashte kur ata sollen ne Evrope, librat shkencore medikal te zhvillimit te tyre, si Ebers Papirus,te shkruar afersisht rreth vitit 1550 para krishtit.

                                                                                                             -------

Eshte nje tradite autentike e Profetit Muhammad (paqja qofte mbi te) qe eshte perdorur qe nga koha e tij me nje sukses te paarritshem ne fushen e kurimit te semundjeve te ndryshme njerezore.

Allahu i madherishem ne suren Al-Najm thote: "Dhe Ai nuk flet per deshirat e veta. Por eshte nje frymezim i inspiruar,……."

Nga perkthimi I lartpermendur I verseve ne kemi kuptuar qe cdo gje qe na shpjegohet dhe kerkohet nga Profeti Muhammad a.s, qe eshte vertetuar se eshte korrekte ne duhet ta pranojme si pjese te Islamit dhe pjese e vepres se Profetit a.s.

Shikoni se cfare thot Muhammadi (a.s) “Nuk ka as edhe nje semundje te vetme per te cilen nuk ka nje kure, nje ilac,pervec vdekjes e cila nuk kurohet”

Dhe nje nga mrekullite ne fushen e trajtimit te semundjeve qe sjell per ne Profeti yne (a.s) eshte dhe Hixhama.


Nje numer I madh Hadithesh jane sjelle nga Profeti Muhammad (a.s)   lidhur me Hixhamen, disa nga keto thenie apo hadithe jane vertetuar edhe nga I madhi shkencetar teolog me origjine shqiptare Nasirudin AL-Albani me te tjere.

Ajo qe pranohet anonimisht ne menyre te prere eshte se vete Profeti Muhammad (paqja e Allahut qofte mbi te) ka praktikuar Hixhamen tek bashkekohesit e tij dhe ka inkurajuar me te madhe te tjeret ta bejne pas tij ne gjitha koherat.

Eshte dokumentuar gjithashtu qe Ai (a.s) paguante per doktorrin I cili bente per Profetin hixhama.